Komisioni pranon një pjesë të dokumentacionit nga Telekomi


Gazeta Express
18 Prill 2019 11:27

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka shqyrtuar dokumentacionin e pranuar nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, si dhe emrat e ekspertëve që do të angazhohen.

Por, aty nuk iu dorëzua i gjithë dokumentacionin me kontrata Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri, theksoi se përfundimisht menaxhmenti i Telekomit ka dorëzuar një pjesë të dokumentacionit, por jo të tërin.

“Mendoj se duhet t’ia bëjmë edhe një kërkesë të korrigjuar për dorëzimin e disa kontratave tjera të Telekomit. Kërkojmë edhe një herë nga Telekomi kontratën ‘solaria’ për shqyrtim”, tha Ymeri.

E deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë është sistem i cili qytetarëve iu krijon pasiguri dhe i detyron shumë njerëz me ikë.

“Ne e dimë që sistemi i drejtësisë në Kosovë është sistem i cili shumë njerëzve iu krijon pasiguri dhe i detyron me ik prej këtij vendi. Sa herë kam fol për Postën asnjë medium nuk më ka qit dhe kjo më ka nxitë me bë këtë hetim. Vala iu ka dhënë pare shumë portaleve inekzistente”, tha ai.

Te fundit


Kthehu lart