Komisioni i medias rrëzon dekretin e Metës, paketa antishpifje nuk do të ndryshojë - Gazeta Express
string(81) "komisioni-i-medias-rrezon-dekretin-e-metes-paketa-antishpifje-nuk-do-te-ndryshoje"

Gazeta Express

23/01/2020 13:49

Komisioni i medias rrëzon dekretin e Metës, paketa antishpifje nuk do të ndryshojë

Gazeta Express

23/01/2020 13:49

Komisioni parlamentar i medias ka rrëzuar me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit Meta mbi paketën antishpifje, e konsideruar prej tij si një paketë ligjesh në kundërshtim me kushtetutën dhe të drejtat e liritë e individit.

Në mbledhjen e komisionit të medias, Presidenca është përfaqësuar nga këshilltari ligjor i Metës, zoti Bledar Dervishaj, i cili ka rradhitur arsyet se përse institucioni i Presidentit e ka kthyer në kuvend paketën. Sipas Dervishajt, paketa shkel dukshëm kushtetutën

Lexo Edhe:

Dervishaj: Një pjesë e dispozitave të ligjit janë hap me tendencë pozitive. Presidenti vlerëson ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konstatohet se disa dispozita bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, sigurinë juridike, mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe shtypit. E nevojshme që dispozitat të rishikohen, pasi përmbajnë elemente të censurës. U jepet fuqi për masa ndëshkuese para se të ketë një vendim të formës së prerë. Masat ndëshkuese krijojnë hapësira që të aplikohen ndaj mediave online që janë kritike me qeverinë apo nuk i përshtaten vullnetit të saj. Një situate e tillë do e vendoste vendin në kufijtë e autoritarizmit dhe do ndikonte në procesin e integrimit europian.

Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, është shprehur se qeveria i qëndron versionit të saj dhe kërkon rrëzimin e dekretit të Metës. Gjatë fjalës së saj, Gjonaj është përplasur dhe me kryetaren e komisionit të medias, Fatjona Dhimitri.

Gjonaj: I qëndrojmë kërkesës për rrëzim të dekretit të presidentit.
Qëllimi i paketës anti-shpifje, vendosja e rregullave për të parandaluar cenimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat e fëmijëve përmes një procesi të shpejtë administrativ dhe efikas. Një sërë vende si Gjermania apo Kroacia, kanë miratuar paketa më të ashpra anti-shpifje, duke njohur shpifjen si vepër penale.
Ligji ka të bëjë me rregullimin e tregut të gazetarëve. Në përgatitjen e paketës kemi punuar me OSBE e Këshillin e Europës

Fatjona Dhimitri: Si mund te genjeni keshtu. KiE tha dje qe nuk jane marre parasysh sugjerimet tona

Etilda Gjonaj: Eshte hera e pare qe me ftojne dhe me nderpresin

Fatjona Dhimitri: Po na rrefeni te verteten ketu

Musa Ulqini: lere te mbaroj njehere

Etilda Gjonaj: Nuk jam ne rrefimtore

Fatjona Dhimitri: Deklaroni te verteten

Etilda Gjonaj: Nuk jam as ne prokurori. Nese doni te dini qendrimin e qeverise une mund te vazhdoj, nese nuk doni, e nderpres