Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje, palët t’i kthehen dialogut - Gazeta Express
string(96) "komisioneri-per-zgjerim-i-be-se-veprimet-e-njeanshme-nuk-jane-zgjidhje-palet-ti-kthehen-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 11:54

Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje, palët t’i kthehen dialogut

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 11:54

Komisionieri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi ka thënë se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje duke ju referuar vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa të përkohshme për qytetarët e Serbisë që futen në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Varhelyi ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut dhe të mundësohet liria e lëvizjes.

Lexo Edhe:

“Është urgjente që të ushtrohet vetëpërmbajtje dhe të ulen tensionet, të ketë kthim në dialog dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato vetëm çojnë në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, ka shkruar ai.

Që nga e hëna është duke u zbatuar vendimi për reciprocitet me targat e përkohshme me Serbinë.

Ky vendim i qeverisë është pritur me protesta nga serbët lokalë në veri të Kosovës të cilët edhe sot po e mbajnë të bllokuar rrugën që shpie në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.