Oliver Varhelyi, Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së, beson se konferenca e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën mund të mbahet brenda disa ditëve.
Ai u shpreh në një mbledhje të komitetit ndërparlamentar se të gjitha pengesat nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë tejkaluar.
“Jemi pothuajse aty. Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar”, tha Oliver Varhelyi./Express