Kah i mori Zaev informatat për ndarjen e Kosovës, çfarë thotë kryeministri i Maqedonisë?


Gazeta Express
10 Korrik 2019 14:22

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili po u fliste në telefon aktorëve rusë, duke menduar se po i flet presidentit ukrainas, u tha se kryeministrat Rama, Thaçi dhe presidenti Vuçiq kanë plan për shkëmbim të territoreve, ndërsa sot para gazetarëve deklaroi se nuk ka pasur informata të sigurta nga homologët e tij ose nga dikush tjetër për këtë ide të shumëpërfolur kohëve të fundit.

“Askush me mua nuk ka ndarë informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli ynë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje. Evropa ka definuar problemin me emrin për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë Hercegovinës. E para u zgjidh, ndërsa të dytën ndihmojmë të zgjidhet. Askush nuk na ka dhënë detaje”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Në përgjimet e publikuara nga aktorët rusë, Zaev dëgjohet duke thënë se Kosova do t’ii japë Serbisë së paku 10 komuna dhe se kjo ide mbështetet nga Rusia.

Ai, gjithashtu, theksoi se komunikimi midis tij dhe komikëve rusë ka qenë reciproke, ai ka thënë se edhe vetë kryeministri i ka kërkuar disa herë duke menduar se po bisedon me Poroshenkon dhe Stoltenbergun.

I pyetur se kur e ka kuptuar se bëhet fjalë për mashtrim, Zaev ka zbuluar se e ka marrë vesh parmbrëmë, kur edhe janë publikuar incizimet.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart