Kombëtarja në Katar me Agim Ademin, opozita e FFK-së mblidhet në Prishtinë - Gazeta Express
string(73) "kombetarja-ne-katar-me-agim-ademin-opozita-e-ffk-se-mblidhet-ne-prishtine"

Kombëtarja në Katar me Agim Ademin, opozita e FFK-së mblidhet në Prishtinë

Gazeta Express

11/01/2020 20:49

Trajneri dhe donatori i KF Llapit, Tahir Batatina, e ka publikuar një fotografi nga një takim i përbashkët të krerëve të disa klubeve të Superligës dhe Ligës së parë, të mbajtur sot në Prishtinë

Bëhet fjalë për një grup të pakënaqurve karshi kryesisë së FFK-së, të cilët qe një kohë po mundohen ta rrëzojnë Agim Ademin nga posti i kryetarit, raporton Gazeta Express. Bien në sy krerë e Llapit, Trepçës 89, Drenicës, Ballkanit por nuk kanë munguar as përfaqësues nga Drita dhe aksionari i FC Prishtinës, Ismet Begolli.

Lexo Edhe:

Ky takim ka ardhur në kohën kur Kombëtarja me Agim Ademin gjenden në Katar ku nesër Kosova luanë miqësore me Suedinë e po ashtu pak javë para mbajtjes së Kuvendit të FFK ku do të zgjedhën anëtaret e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FFK-se. Por qe ky grup dëshiron kuvendin ta shndërrojë edhe në kuvend zgjedhor për kryetar. /GazetaExpress/

Në njoftimin e Batatinës thuhet:

Per shkak te pamundesis qe te takohemi ne zyret e FFK-se , per faktin se nga recepsionistja e deri te kryetari i FFK-se ndodhen ne Katar, nga 25 puntore te adminstrates se FFK-s vetem 5 ndodhen ne Kosove.

Ne perfaqesuesit e klubeve nga Superliga dhe Liga e Pare jemi takuar per te shprehur pakanqesin tone me zhvillimet ne FFK.

Organizimin e Kuvendeve ne LRF me dhjetra shkelje stautare nga ushehqesit e FFK- se nga ata qe do te duhej te ishin gardian te Statutit.

Prandaj ne ze unik kerkoj :

1. Amendamentim te Statutit te FFK-se , ku pergjegjesia e udhehqjes se FFK do te bartet tek ata qe po investojn ne futboll tek klubet.

2. Transparence dhe pergjegjesi per mjetet financiare qe kane qene te dedikuar per klube dhe projekte dhe te cilan nuk u dhane as per klube as per projekte.

3. Te ndalohet praktika e shklejes se Statutit nga udhehqja e FFK-s dhe menyra diferencues dhe diskriminues e atyre qe mendojn ndryshe nga udhehqja aktuale e Federates se Futbollit te Kosoves.

4. Te anulohen te gjitha zgjedhjet ne LRF.

Klubet e Superliges dhe Liges se Pare