Kombëtare a përfaqësuese? Kështu e emëron Kamishi ekipin e Kosovës


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 23:58

Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar si duhet ta quajmë përfaqësuesen e Kosovës. Kamishi tha se ne duhet të quhemi ‘kombëtarja shqiptare e Kosovës’.  

Ai tha se përfaqësueset e shteteve si Franca ose Gjermania nuk kanë vetëm një kombësi.

“Përfaqësueset si Franca ose Gjermania nuk kanë vetëm një kombësi. Të njëjtën situatë e kemi edhe ne”, ka thënë Kamishi në T7.

Tutje, Kamishi sugjeroi që përfaqësuesja jonë të quhet ‘kombëtarja shqiptare e Kosovës’.

“Njëjtë si kombëtarja shqiptare e Shqipërisë, ne mund të quhemi kombëtarja shqiptare e Kosovës. Njëjtë si kombëtarja gjermane e Gjermanisë Lindore apo kombëtarja gjermane e Gjermanisë Perëndimore”, është shprehur Kamishi.

Te fundit


Kthehu lart