Komandanti i lartë kanadez jep dorëheqje pse luajti golf me një person nën hetime - Gazeta Express
string(81) "komandanti-i-larte-kanadez-jep-doreheqje-pse-luajti-golf-me-nje-person-nen-hetime"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2021 8:13

Komandanti i lartë kanadez jep dorëheqje pse luajti golf me një person nën hetime

Lajme

Gazeta Express

15/06/2021 8:13

Komandanti i lartë i ushtrisë kanadeze, Gjeneral Mike Rouleau, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi luajti golf me një ish-ministër të Mbrojtjes, i cili është nën hetime për shkelje seksuale.

Rouleau tha se e ftoi gjeneralin Jonathan Vance për të luajtur golf që të sigurohet për mirëqenien e tij. Ushtaraku i lartë kishte autoritet rreth hetimeve ushtarake për rastin kundër personit që e ftoi të luante golf.

Lexo Edhe:

Ushtaraku që dha dorëheqje tha se nuk diskutoi me Vancen rreth hetimeve, por pranoi se vendimi i tij i ka intensifikuar ngjarjet e fundit dhe se ka kontribuar në dëmtimin e besimit në ushtri, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Gjenerali  Vance, i cili u largua nga ushtria në janar, i ka mohuar akuzat për shkelje seksuale. Lajmi për lojën e shumëpërfolur të golfit u përhap fundjavën e kaluar. Më 2 qershor, Rouleau pranoi se ka luajtur golf në Otavë me Vancen dhe me komandantin e forcave detare, Craig Baines.

Dorëheqja e zyrtarit të lartë ushtarak erdhi pak ditë pasi për këtë skandal u deklarua edhe kryeministri Justin Trudeau, i cili tha se Rouleau dhe Baines duhet të përgjigjen për veten e tyre.

Viteve të fundit, ushtria kanadeze është përfshirë nga pretendimet dhe akuzat për sjellje të palejuara seksuale. Disa udhëheqës ushtarakë janë nën hetime për sjellje të papërshtatshme ndaj kolegëve të tyre.