Komandanti i FSK’së thotë se 10 ushtarë janë të prekur me Covid-19 - Gazeta Express
string(65) "komandanti-i-fskse-thote-se-10-ushtare-jane-te-prekur-me-covid-19"

Gazeta Express

05/08/2020 23:52

Komandanti i FSK’së thotë se 10 ushtarë janë të prekur me Covid-19

Gazeta Express

05/08/2020 23:52

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka theksuar se aktualisht brenda kësaj force janë të infektuar 10 ushtarë.

Aktualisht FSK numëron 2800 ushtarë dhe ushtare aktive që janë në shërbim, ndërsa Rama ka njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kampanja  për rekrutimin e 400 ushtarëve të tjerë.

Lexo Edhe:

“Janë 2 mijë e 800 ushtarë e ushtare aktive, ndërsa që nga e hëna e ardhshme do të fillojë kampanja për rekrutimin e ushtarëve e ushtareve të reja, e që në vitin e ardhshëm do të na bashkohen edhe 400 pjesëtar të rinj”, tha Rama në Klan Kosova.