Kolumnisti i NYT: “Pepe le Pew” përhap kulturë përdhunimi - Gazeta Express
string(54) "kolumnisti-i-nyt-pepe-le-pew-perhap-kulture-perdhunimi"

Kolumnisti i NYT: “Pepe le Pew” përhap kulturë përdhunimi

Arte

Gazeta Express

11/03/2021 2:01

Heroi i filmave të animuar “Pepe Le Pew” së shpejti mund të marrë fund, pasi një kolumnist i “New York Times” kërkoi nga kompania e prodhimit “Warner Bros” që të ndahej me të përgjithmonë, shkruan “Aljazeera”

Kolumnisti Charles M. Blow pretendon se karikatura “Peppe”, i cili paraqet një “dashnor francez”, ka përhap një “kulturë përdhunimi”.

Lexo Edhe:

“Pra. 1. Ai kap/puth një vajzë/të huaj, vazhdimisht, pa pëlqim dhe kundër dëshirës së saj. 2. Ajo lufton fuqishëm të largohet nga ai, por ai nuk e lëshon atë. 3. Ai e mbyll derën që ta parandalojë ikjen e saj”.

“Speedy Gonzales” popullarizon racizmin

Blow gjithashtu tërhoqi vëmendjen te animacioni tjetër, te miu i quajtur “Speedy Gonzales”, sepse ai “popullarizon racizmin ndaj latino-amerikanëve dhe meksikanëve”.

Nga ana tjetër, Pepe shfaqet vazhdimisht duke u përpjekur të fitojë macen Penelope, ndaj së cilës ai ka simpati dhe ajo refuzon ngacmimet e tij nga episodi në episod.

Gazetari, pra, beson se ky personazh mbështet përdhunimin dhe sulmin seksual në një seri, grupi i synuar i të cilit janë fëmijët dhe të rinjtë. “Warner Bros.” nuk ka ka komentuar ende zyrtarisht.