Kolona të gjata në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe Evzoni


Gazeta Express
8 Shtator 2019 12:51

Fundjava e vazhduar festive e ripërtëriu tollovinë në trafik në kufirin Maqedoni-Greqi si në ditët e kulmit të sezonit turistik.

Nga shërbimi kufitar kujdestarë thanë se për daljen nga vendi pritet 15 deri 20 minuta për shkak kontrollimit të detyrueshëm të dokumenteve, por se pritjen e dikton pala greke e cila aktualisht është e ngadalshme në kryerjen e formaliteteve për ç’arsye të dy kufijtë janë të ngjitur me automjete.

Nëpunësit tonë kufitar nuk mund të vlerësojnë sa kohë nevojitet të kalohet kufiri grek, por për këtë konfirmuan se në anën tonë për momentin funksionojnë pesë korsi rrugore për automobila dhe një për autobusë dhe kamionë.

Te fundit


Kthehu lart