Kololli shënon dhe asiston në fitoren e Zurich kundër Leipzig


Gazeta Express
12 Korrik 2019 22:30

Kololli e ka ndihmuar Zurichun të marrë fitore 4-1 në miqësore kundër Rasen Ballsport Leipzig.

Benjamin Kololli ka treguar edhe njëherë se është një lojtar me shumë talent. Ai ka shënuar dhe asistuar në fitoren 4-1 të Zurich në miqësore kundër Leipzig, raporton Gazeta Express.

Kololli zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0 në minutën e 13’.

Nërsa pak minuta më vonë edhe asistoi për shokun e skuadrës, Assan Ceesay që realizoi për 2-0.

Kjo paraqitje e mirë e lojtarit të Kombëtares së Kosovës vjen në momentin më të mirë në karrierë, pasi raportohet se Bologna është duke u interesuar për 27-vjeçarin.

Futbollisti i Kosovës ka shkëlqyer sezonin që kemi lënë pas me 14 gola, 10 në kampionatin zviceran, 2 në kupë dhe 2 në Europa League, një prej tyre ndaj Napolit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart