Kolegët vizitojnë policin që ditë më parë u plagos në Skenderaj - Gazeta Express
string(63) "koleget-vizitojne-policin-qe-dite-me-pare-u-plagos-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 13:42

Kolegët vizitojnë policin që ditë më parë u plagos në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 13:42

Mërgim Gecin, policin që u plagos ditë më parë, e vizituan në spital kolegët e tij, të cilët i uruan shërim të shpejtë.

Geci dhe kolegu i tij Enver Smakiqi, më 02 korrik, u sulmuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.

Lexo Edhe:

Gjendja shëndetësore e të dyve raportohet të jetë stabile.

Kujtojmë se mbrëmë ish-nënkryetarit të Komunës së Skenderajt Nuredin Lushtakut dhe të pandehurve të tjerë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai është i dyshuar për plagosjen e dy policëve në Skenderaj. Të pandehurit e tjerë, djali i Nuredin Lushtakut Arbër Lushtaku dhe vëllai i tij, Faton Lushtaku, ngarkohen me veprat: “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.