Kokëdhima ishte mbi furgonin e spanjollëve për 3 kilometër, policia mbërrin kur përfundon “shfaqja” e tij


Gazeta Express
17 Gusht 2019 14:20

Dalin pamjet e xhiruar nga turistët teksa pronari i hotelit “Panorama” në Porto Palermo ka hipur mbi kofanon e furgonit dhe çan me grushte xhamin e parë.

Imazhet skandaloze vijnë nga jugu i Shqipërisë, aty ku një familje spanjolle zgjodhi të kalojë pushimet.

Personi që shihni në videon e siguruar nga Gazeta Express është Mihal Kokëdhima, pronari i hotelit teksa tenton të dhunojnë të huajt.

Gjithçka ndodhi 3 ditë më parë.

Por ajo që bën përshtypje është fakti se shoferi dhe shoqëruesi shqiptar kanë telefonuar disa herë policinë dhe këta të fundit shfaqen vetëm në momentin e fundit të videos, edhe pse Kokëdhima qëndroi mbi kofanon e makinë për rreth 3 kilometër.

Spanjollët teksa drekuan në restorantit e Kokëdhimës pasi mbetën të pakënaqur nga ushqimi vendosën të largohen pa përfunduar.

Por ky veprim i tyre hasi në kundërshtimin e pronarit, i cili i ndodhi sëbashku me anëtarë të tjerë të fisit të tij.

Mihal Kokëdhima është arrestuar nga policia, ndërsa pranë familjes spanjolle shkoi vetë ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Ndërsa në rrjetet sociale qarkullojnë edhe video dhe foto të tjera teksa qytetarët rrëfejnë historitë e hidhura nga restoranti i këtij individi./Express

Te fundit


Kthehu lart