‘Kokat’ të burgosur në Itali, krimet e rënda nisin gjyqin për grupin e Habilajve


Gazeta Express
15 Prill 2019 10:28

Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për grupin e Habilajve pas dështimit të seancës së parë për shkak të mos njoftimit të të pandehurve.

Pavarësisht se kokat e grupit tashmë janë dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në Shqipëri po zhvillohet po ashtu një gjyq mbi grupin nga Vlora.

I vetmi nga grupi që ndodhet në Shqipëri është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin. Ky i fundit është ekstraduar muaj më parë në Itali, një lëvizje e miratuar nga Ministria e Drejtësisë e cila solli dhe përplasje politike mes palëve. Prokuroria shqiptare akuzon 9 persona si pjesëtarë të grupit, për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar të drogës.

Kujtojmë se përgjimet për grupin Habilaj nxorrën në dritë dhe emrin e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili prej 1 një viti përballet me drejtësinë./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart