Kokainë nga Spanja në Itali, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan - Gazeta Express
string(60) "kokaine-nga-spanja-ne-itali-arrestohet-48-vjecari-ne-elbasan"

Kokainë nga Spanja në Itali, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

Gazeta Express

26/05/2020 17:46

Një 48-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Elbasanit me qëllim ekstradimin në Itali.

Ardian Çekini ështe dënuar nga gjykatat italiane për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Lexo Edhe:

Ai dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë trafikuar nga Spanja sasi lënde narkotikë, kokainë, drejt Italisë.

Policia Elbasanit njofton se Çekini do të ekstradohet drejt Italisë në kuadër të konventës ndërkombëtare dhe marrëveshjes dypalëshe mes dy vendeve.