Kokaina me logon ‘KF Elbasani’, presidenti: S’kam asnjë lidhje! Më vjen mirë që emri i klubit ka shkuar deri në Brazil


load
Gazeta Express
2 Tetor 2019 12:50

Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka mohuar të ketë lidhje me drogën e sekuestruar një ditë më parë në Brazil me logon ‘KF Elbasan’, teksa e ka cilësuar si prishje me dashje të imazhit. Në një intervistë ekskluzive për  gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, Laze shprehet se sasia prej 617 kg kokaine, nuk ka lidhje aspak me të dhe as me të shkuarën e tij. Me ironi, ai ka thënë se është i lumtur që emri i këtij ekipi ka shkuar deri në Brazil.

“E ndoqa me vëmendje të gjithë ngjarjen dhe më ka ardhur shumë keq që stema e klubit të jetë aty ku nuk e meritonte, më vjen keq të keqpërdoret imazhi i klubit që unë e kam krijuar vetë dhe kam krijuar dhe e kam fantazuar që nga momenti që unë kam ardhur këtu. Klubi nuk ka lidhje me asnjë lloj lidhje, kushto mund ta keqpërdorë atë stemë, kanë keqpërdorur figurën e CR7, Messit. Do pyes avokatit për të ngritur padi për prishje të imazhit. S’e besoj që ka lidhje me problemet e mia. Më vjen mirë që klubi paska emër edhe në Brazil”, u shpreh Laze në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja.

Ditën e djeshme u sekuestruan në Brazil një sasi rekord kokaine, 617 kg e pastër, ndërsa destinacion dyshohet se ishte pikërisht Shqipëria, pasi në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij qyteti. Vlera e kokainës në tregu europian me pakice arrin në 60 milionë dollarë. Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit, ku policia arrestoi edhe katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një grua. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart