“Koka” e grupit të drogës në Tiranë, del fotoja e Brikena Frakullit
Shqiperi
Gazeta Express
05/02/2023 17:29
Brikena Frakulli, 40
vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e një grupi që merrej
me shpërndarje të lëndëve narkotike në Tiranë. Operacioni i zhvilluar dje ccoi
në pranga katër anëtarë të grupit.
Sipas hetimeve të
kryera përgjatë një muaji nga Prokuroria dhe Policia, rezulton se Frakulli
siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të
cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.
Më pas në drejtimin e saj, kjo sasi ndahej në doza të vogla siç duket dhe në pamje dhe shpërndahej nga anëtarë të grupit kriminal në disa zona të Tiranës, si Ali Demi, ish-Blloku, por jo vetëm. /Gazeta Express