Koeman thotë se e kupton Leo Messin pas largimit të Suarezit - Gazeta Express
string(60) "koeman-thote-se-e-kupton-leo-messin-pas-largimit-te-suarezit"

Gazeta Express

26/09/2020 13:42

Koeman thotë se e kupton Leo Messin pas largimit të Suarezit

Gazeta Express

26/09/2020 13:42

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Villarrealin.

Ai është pyetur disa herë për largimin e Luis Suarez, për mërzitjen e Lionel Messit.

Lexo Edhe:

“Është normale që Messi është i mërzitur për mikun e tij, Suarez pas largimit nga klubi, është pjesë e futbollit”, tha ai.

“Messi ka qenë shembull për të gjithë në stërvitje. Nuk e kam parë asnjë ditë se është keq. Nuk kam asnjë dyshim për të”.

“Duket sikur unë jam i keqi në çështjen e Suarezit. Ishte vendim i klubit”.

“Kam folur me Suarezin për të ardhmen e tij. I uroj gjithë të mirat e botës te Atletico Madridi”. /Gazeta Express/