Koeman: Jemi përmirësuar dukshëm në ndeshjet e fundit - Gazeta Express
string(52) "koeman-jemi-permiresuar-dukshem-ne-ndeshjet-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 10:37

Koeman: Jemi përmirësuar dukshëm në ndeshjet e fundit

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 10:37

Ronald Koeman thotë se e ka parë një ndryshim të madh te lojtarët e tij të Barcelonës krahasuar me mënyrën se si ata e filluan sezonin në La Liga

Barça arriti pesë fitore nga pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe është kryesues në Grupin G si skuadër e kualifikuar në rrethin tjetër para kohe, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Katalonasit do të kenë shansin të fitojë të gjashtë ndeshjet e tyre në grup për herë të parë që nga sezoni 2002/03 në rast se e mundin Juventusin në Camp Nou të martën e ardhshme.

Skuadra e Koeman është 12 pikë prapa kryesuesit të La Ligas, Real Sociedad, megjithëse me dy ndeshje më pakë të zhvilluara.

Holandezi, megjithatë sugjeroi se ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në performancat e lojtarëve të tij në javët e fundit.

“Kohët e fundit, ne kemi më shumë efektivitet”, tha Koeman

“Në mbrojtje ne ende mund të përmirësohemi, por ne jemi në rrugën e duhur dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.”

“Dallimi është se skuadra ka qenë efektive në këto ndeshje. Është një ndryshim mjaft i madh krahasuar me fillimin e sezonit.”

Koeman ishte veçanërisht i impresionuar me një performancë tërheqëse nga Dembele.

“Dembele është një lojtar i shkëlqyeshëm”, shtoi trajneri i Barcelonës.

“Ai është shumë i shpejtë, ai luan me të dyja këmbët dhe është fizikisht shumë mirë. Për trajnerin është e vështirë të marrësh vendime kur njerëz si Dembele po luajnë mirë.”

“Ka shumë konkurrencë në sulm. Ju mund të shihni se ne kemi një skuadër të mirë dhe ne kemi qenë në gjendje të lëmë disa lojtarë të pushojnë”, vazhdoi ai.

“Ata që kanë luajtur kanë treguar se ka konkurrencë dhe duan të luajnë mirë dhe të krijojnë shanse.”

23-vjeçari ishte një kërcënim i vazhdueshëm në krahun e majtë dhe tentoi pesë gjuajtje, më shumë se çdo lojtar tjetër i Barçës./Gazeta Express/