Koeman do të jetë trajneri i shtatë i Barcelonës me të cilin do të përballet Simeone - Gazeta Express
string(84) "koeman-do-te-jete-trajneri-i-shtate-i-barcelones-me-te-cilin-do-te-perballet-simeone"

Koeman do të jetë trajneri i shtatë i Barcelonës me të cilin do të përballet Simeone

Gazeta Express

20/11/2020 23:31

Ronald Koeman dhe Diego Simeone do të përballën për herë të parë si trajner nesër në mbrëmje. Do të jetë një duel i paprecedentë për të dyja skuadrat, duke qenë se do të jetë edhe një klasike e viteve 90’ta ë fushë, në mbrojtje për holandezit dhe në mesfushë për argjentinasin

Cholo luante fillimisht në Sevilla dhe kishte një sezon të parë në Atletico Madrid. Kur erdhi sezoni më i mirë, ai i dubletës më 1996, Koeman u larguar nga Barcelona për të kaluar dy vitet e fundit të tij të karrierës me skuadrën holandeze, Feyenoord.

Lexo Edhe:

Por tani po flasin për këtë sezon që i zë ata si dy trajner të dy skuadrave të mëdha në La Liga. Për Koeman, ky do të jetë hera e dytë që drejton një skuadër në top ligën spanjolle, ku herën e parë ai ishte trajner i Valencia më 2008, para se Cholo të bëhet trajner i Atletico Madrid. Simeone ka transformuar Los Rojiblancos gjatë këtyre nëntë viteve duke i kthyer ata në njërën prej skudrave më të mira në Europë, e ku është përballur me shtatë trajner që kanë drejtuar Barcelonën në këtë kohë.

Simeone mori drejtimin e skuadrës së Atleticos më 2011, të cilët luanin në atëkohë ende në stadiumin Vicente Calderon dhe ai dëshironte që të bënte një skuadër që do t’i bënte Los Colchoneros një forcë të re që do të ishte konkurrent i Barcelonës së Pep Guardiolës dhe Real Madridit të Jose Mourinhos.

Megjithatë, Guardiola u largua nga Barcelona ku ai u zëvendësua me Tito Vilanova. Fati, edhe pse në formë jo të mirë, nuk e ndaloi trajnerin e Blaugranas që atë vit ta fitojë titullin e La Ligës – ë atë që jihet si sezoni i parë i Simeonës si trajner i Atleticos – pavarësisht se Jordi Roura e përfundoi sezonin në bankinën e Katalunasve. Ruura konsiderohet një tjetër trajner që Simeone luajti kundër tij.

Pas tij do të kishte përsëri një ndryshim dhe në krye të Barcelonës do të vije Tata Martino. Ky emërim vinte në kohën më të mirë të Cholos ku ai fitoi titullin e kampionit në Camp Nou pas një barazimi kundër Barcelonës. Atë vit ata e eliminuan Barcelonën edhe nga Liga e Kampionëve.

Rezultatet e Simeones kundër Luis Enriques nuk ishin për t’u lavdëruar. Edhe pse Atletico asnjëherë nuk ra poshtë vendit të tretë, ata asnjëherë nuk ishin në garë për titull deri në fund të sezonit, edhe pse ata e mposhtë skuadrën e trajnerit të tanishëm të Spanjës në sezonin 2015/16 të Ligës së Kampionëve ku përfunduan në një tjetër finale europiane.

Ernesto Valverde udhëhoqi Barcelonën për tri vjet, derisa ishte një humbje nga Atletico në Super Kupën e Spanjës që i dha fund karrierës së tij në Kataloni. Pas kësaj ai u përballë me Quique Setien, kurse tani do të përballët me Koeman. /GazetaExpress/