Koeman ankohet në VAR: Nuk e kuptoj atë - Gazeta Express
string(38) "koeman-ankohet-ne-var-nuk-e-kuptoj-ate"

Koeman ankohet në VAR: Nuk e kuptoj atë

Gazeta Express

24/10/2020 21:05

Ronald Koeman e ka hedhur në pikëpyetje penalltinë e Real Madridit në ‘El Clasico’.

Madrilenët triumfuan 3-1 në ‘Camp Nou’, falë golave nga Federico Valverde, Luka Modric dhe një penalltie të konkretizuar nga Sergio Ramos.

Lexo Edhe:

Koeman pas ndeshjes shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me penalltinë. ”Ne luajtëm mirë, patëm mundësi. Në pjesën e dytë ishim po ashtu të mirë,” tha Koeman.

”E vështirë është të kuptohet, nuk merituam ta humbim ndeshjen.

”Nuk i kuptova disa vendime të gjyqtarit. Penalltia ndikoi në rezultat shumë. Deri te penalltia po luanim mirë. Nuk e kuptoj VAR. Mendoj se VAR ekziston vetëm kur është kundër Barcelonës.”