Koci tregon se Specialja po i interviston të dyshuarit edhe nëpër hotele


Gazeta Express
21 Korrik 2019 17:38

Avokati Arianit Koci ka treguar se njëri prej klientëve të tij, i ftuar nga Gjykata Speciale, do të intervistohet në hotelin në të cilin do të qëndrojë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Koci ka thënë se konfirmimi për këtë i ka ardhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervsitohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë”, ka shkruar Koci.

Kjo sipas Kocit po tregon joseriozitet, pasi thotë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka pasur kohën dhe buxhetin e mjaftueshëm.

“Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit. Po ashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, ka shkruar Koci./GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart