Koci për tragjedinë në Gllogjan: Ja pse propozova bllokimin e të gjithë Rrafshit të Dukagjinit - Gazeta Express
string(93) "koci-per-tragjedine-ne-gllogjan-ja-pse-propozova-bllokimin-e-te-gjithe-rrafshit-te-dukagjinit"

Koci për tragjedinë në Gllogjan: Ja pse propozova bllokimin e të gjithë Rrafshit të Dukagjinit

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 15:57

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka dal me disa konkludime rreth tragjedisë së Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Sipas tij, nga të dhënat e deritashme, mund të konkludohet se në vrasje ka marrë pjesë më shumë se një person, “qoftë edhe në formë të ndihmës pas kryerjes së veprës”, raporton Express.

Koci ka thënë edhe se mund të konkludohet se ka pasur plan të detajuar për sulm dhe për ikhe nga vendi i ngjarjes dhe se nuk duhet të përjashtohet asnjë motiv apo pistë e hetimit.

Lexo Edhe:

“Çka mund të konkludojmë nga të dhënat e deritashme: – Në vrasje ka marrē pjesë më shumë se një person – qoftë edhe në formë të ndihmës pas kryerjes së veprës penale;- Ka pasur një plan të detajuar për sulm dhe për ikje nga vendi i ngjarjes;- Nuk përjashtohet asnjë motiv apo pistë e hetimit”, ka shkruar Koci.

Ai ka sqaruar edhe pse ka kërkuar bllokimin e krejt Rrafshit të Dukagjinit menjëherë pas sulmit.

“Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargon kriminalistik.Kjo edhe ka qenë arsyeja pse kam insistuar që të bllokohet krejt Rrafshi i Dukagjinit menjëherë pas sulmit, të bëhet regjistrimi i çdo veture që qarkullon dhe të shtohet kontrolla kufitare”, ka shkruar Koci.

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes së kaluar, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar me kallash. Tre persona janë vrarë dhe një është plagosur. Deri tash s’ka ndonjë të dyshuar për këtë rast./Gazeta Express