Koalicioni me LVV-në në Mitrovicë - përveç kryesuesit të Kuvendit Komunal, LDK-ja do t'i udhëheqë edhe dy drejtori - Gazeta Express
string(110) "koalicioni-me-lvv-ne-ne-mitrovice-pervec-kryesuesit-te-kuvendit-komunal-ldk-ja-do-ti-udheheqe-edhe-dy-drejtori"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 12:05

Koalicioni me LVV-në në Mitrovicë – përveç kryesuesit të Kuvendit Komunal, LDK-ja do t’i udhëheqë edhe dy drejtori

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 12:05

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bënë koalicion për udhëheqjen e Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Kuvendi Komunal u desh të mblidhej urgjentisht të dielën në mbrëmje, pasi ishte afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit.

Kryesues u zgjodh Safet Kamberi nga LDK-ja, duke konfirmuar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ai mori 18 vota për, 10 kundër dhe dy ishin të pavlefshme.

Sot, kryetari i Komunës, Faton Peci, pritet t’i emërojë “shumicën e drejtorëve”, siç raportoi mediumi lokal “Mitropol”.

Gazeta Express mori vesh se përveç pozitës së kryesuesit të Kuvendit Komunal, LDK-ja do të ketë edhe dy drejtori në qeverisjen e Faton Pecit.

LDK-ja pritet ta marrë Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Faton Peci u zgjodh kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor. Ai e pranoi detyrën dhe u betua një muaj më vonë, me një mandat katërvjeçar përpara.

Ai, së bashku me Donika Gërvallën, udhëheqin Guxo-n, partinë e “trashëguar” nga presidentja Vjosa Osmani, të mbështetur fort nën partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.

Në nivelin qendror, LDK-ja kishte refuzuar dy herë publikisht ftesat e LVV-së për bashkëqeverisje disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement