Koalicion me VMRO-në apo LSDM-në? Për Besën prioritet janë kërkesat e shqiptarëve - Gazeta Express
string(80) "koalicion-me-vmro-ne-apo-lsdm-ne-per-besen-prioritet-jane-kerkesat-e-shqiptareve"

Koalicion me VMRO-në apo LSDM-në? Për Besën prioritet janë kërkesat e shqiptarëve

Gazeta Express

15/12/2019 17:12

Lëvizja Besa vlerëson se partitë maqedonase nuk kanë dallime konceptuale për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Këtë përgjigje për Express e dha nënkryetari i Lëvizjes Besa Abdush Demiri, kur u pyet nëse do të pranonin të bënin koalicion pas zgjedhor me VMRO-DPMNE-në.

Lexo Edhe:

“Ne si parti opozitare shqiptare vlerësojmë se partitë maqedonase nuk përbëjnë dallime të mëdhaja në raport me shqiptarët, andaj nuk kemi preferenca për partitë e kampit maqedonas”, tha Demiri për Express.

Demiri thotë se Besa do të respektonte parimin fituesi me fituesin dhe se do të kushtëzonte partinë e bllokut maqedonas me kërkesat dhe zhgjidhjen e problemeve kyçe që tangojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Lëvizja BESA do të respektojë fituesin dhe normalisht atë parti që në kuadër të partneritetit tonë për bashkëqeverisje do të pranojë kërkesat tona programore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe barazinë e tyre në këtë shtet” tha për Gazetën Express nënkryetari i partisë së Kasamit, Abdush Demiri.