KMDLNJ: SBASHK-u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin para kohe


Gazeta Express
15 Prill 2019 14:55

Në takimin e sotëm që u mbajt midis MASHT-it, SBASHK-ut, drejtorëve komunalë të Arsimit dhe Këshillit të Prindërve në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura. Në këtë takim ishte ftuar edhe KMDLNJ-ja. Takimi ishte i përshkruar me propozime për dalje nga situata në një situatë të qetë dhe pa pasur përpjekje për imponim të qëndrimit.

MASHT-i ishte që të kompensohen orët e humbura ndërsa SBASHK-u këmbëngulte në kompensimin e vetëm 5 ditëve.

KMDLNJ-ja thotë se ofroi një zgjidhje kompromisi që të zëvendësohen 10 ditë të humbura, duke dalë qartazi në anën e nxënësve meqë konsideron se në rastin konkret humbësit e vetëm dhe më të mëdhenj janë nxënësit dhe prindërit e tyre.

KMDLNJ-ja gjithashtu theksoi se nëse pritet vendimi i gjykatës, ai vendim nuk do të jetë i pranueshëm për të dyja palët; MASHT-in dhe SBASHK-un dhe pas vendimit të gjykatës kompetente duhet të adresohet përgjegjësia edhe penale për palën që ka përgjegjësi. Sipas KMDLNJ-së, SBASHK-u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin sepse u trajtua në mënyrë korrekte nga të gjithë që i përdorën argumentet e tyre dhe vetëm pasi një drejtor komunal i DKA e krahasoi rrogën e tij me të kryetarit të SBASHK-ut, në mënyrë demonstrative e lëshuan takimin.

KMDLNJ-ja propozoi që të ndryshohet edhe Ligji për Greva për të hequr të gjitha paqartësitë.

Te fundit


Kthehu lart