KMDLNJ: MSH-ja të tregohet shumë më e përgjegjshme në të kundërtën do të ketë përgjegjësi për shkelje të të drejtave të njeriut - Gazeta Express
string(123) "kmdlnj-msh-ja-te-tregohet-shume-me-e-pergjegjshme-ne-te-kunderten-do-te-kete-pergjegjesi-per-shkelje-te-drejtave-te-njeriut"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 13:45

KMDLNJ: MSH-ja të tregohet shumë më e përgjegjshme në të kundërtën do të ketë përgjegjësi për shkelje të të drejtave të njeriut

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 13:45

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas pamjeve të tollovisë që u krijun sot te salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku pati radhë të gjata për vaksinim të të moshuarve mbi 65-vjeç.

KMDLNJ ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të ndërmerr veprime të shpejta duke hapur edhe pika të tjera të vaksinimit të qytetarëve në mënyrë që të shkarkohet salla ” 1 Tetori”, që që qytetarët të mos detyrohen të presin orë të tëra për vaksinim aq më parë që kemi të bëjmë me një grup të ndjeshëm dhe të cenueshëm në aspektin shëndetësor.

Lexo Edhe:

“Ministria e Shëndetësisë duhet të rrisë me urgjencë pikat e vaksinimit aq më parë që në një të ardhme të afërt Kosova do të furnizohet me një numër të konsiderueshëm të vaksinave e që nënkupton se edhe numri i qytetarëve të moshave të ndryshëm do të rritet shumë”, thuhet në reagimin e tyre.

Në komunikatën e tyre thuhet se mënyra e deritashme e organizimit të vaksinimit nuk është treguar efikase sepse po shkakton rradhë të gjata.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të tregohet shumë më e përgjegjshme që të rrisë efikasitetin e vaksinimit në të kundërtën do të ketë përgjegjësi për shkelje të drejtave të njeriut. Mbrojtja shëndetësore ëdhtë njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe Ministria e Shëndetësisë ka përgjegjësi institucionale t’i mbrojë këto të drejta. Ministria e Shëndetësisë duhet t’i marrë praktikat e mira të vendeve të rajonit sikur që është Shqipëria dhe të koordinohet, qoftë në planin logjistikë, qoftë duke kërkuar këshilla dhe kuadro professional”.

Kujtojmë se sot u shkaktuan tollovi gjatë pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçe për vaksinim, për çka edhe intervenoi Policia e Kosovës.