KMDLNJ: KQZ-ja nuk e ka shkelur ligjin e as të drejtat e njeriut


Gazeta Express
13 Shtator 2019 12:56

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë (KMDLNJ), me anë të një njoftimi për media, bën të ditur se e përkrah vendimin e KQZ-së, që në zgjedhjet e 6 tetorit mund të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.

Sipas KDMLNJ-së, ky vendim është në përputhje të plotë me ligjet në fuqi sikur që me asgjë nuk i shkel të drejtat e njeriut.

“Ky vendim i KQZ-së është i drejtë dhe askush nuk mund ta kundërshtojë përveç atyre që për përfitime personale, duan që të kontrabandojnë votues të shteteve tjera e që nuk janë qytetarë të Kosovës”.

“Shembulli i KQZ-së duhet të jetë udhëtregues edhe për institucionet tjera që ende e lejojnë kontestimin e shtetësisë së Kosovës”, thotë KMDLNJ-ja.

Te fundit


Kthehu lart