KMDLNj: Bisedimet me Serbinë duhet të pezullohen për një kohë tjetër - Gazeta Express
string(67) "kmdlnj-bisedimet-me-serbine-duhet-te-pezullohen-per-nje-kohe-tjeter"

KMDLNj: Bisedimet me Serbinë duhet të pezullohen për një kohë tjetër

Gazeta Express

06/07/2020 13:03

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka deklaruar se pas bërjes publike të aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, bisedimet e Kosovës me Serbinë duhet të pezullohen për një kohë tjetër.

Përmes një komunikate për media, KMDLNj deklaron se pas publikimit të aktakuzës, në Kosovë është krijuar një gjendje e re që i ndryshon prioritetet.

Lexo Edhe:

“Duket qartazi se dikush nga ata që janë vendimmarrës në aspektin global nuk ka qenë i interesuar që të vazhdojnë bisedimet në përbërjen e mëparshme. Goditja nga Gjykata Speciale kishte një porosi dhe qëllim shumë politik dhe fare pak juridik ; imponimi i vazhdimit të bisedimeve për Kosovën në kushte krejtësisht të pabarabarta dhe favorizimi i Serbisë kur ajo ka ekip përfaqësues të nivelit më të lartë e që Kosova nuk e ka. U bë mirë që kryeministri Hoti nuk shkojë në Uashington, do të bënte edhe më mirë të mos shkonte as në Paris sepse, me një ekip të cunguar negociues, nuk do të kishte as kredibilitet dhe as të drejtë , jo që të merr ndonjë vendim të madh por as edhe të bisedojë për vendime të “mëdha””, thuhet në komunikatë.

KMDLNj thotë se kryeministri Hoti, duhet t’i pezullojë bisedimet me Serbinë.

“Kryeministri Hoti, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të ketë edhe të drejtë, mirëpo, për shkak të rrethanave të imponuara, kryesisht për shkaqe politike, Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë , deri në një kohë tjetër përkundër insistimit të Francës dhe Gjermanisë, në emër të BE-së e cila , së paku deri më tani është treguar e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës duke ua pamundësuar lirinë e lëvizjes”, thuhet në komunikatën e KMDLNj’së.

Tutje, KMDLNj thotë se Kosova aktualisht po përballet me probleme shumë më të rëndësishme se bisedimet me Serbinë.

“Lufta kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe varfërimi i skajshëm i pjesës dërrmuese të qytetarëve të saj. Qeveria aktuale ka mungesë të madhe të kapacitetit negociues sikur që është shumë e brishtë, për shkak të numrave dhe përbërjes në aspektin e qëndrueshmërisë prandaj nuk e bënë aspak tē besueshme në procesin negociues aq më parë që po përballet me probleme të mëdha në menaxhimin e pandemisë ku situata vetëm ka përshkallëzuar”, deklaron KMDLNj.