Klubit amerikan i dalin 11 raste me Covid-19, tërhiqet nga gara - Gazeta Express
string(62) "klubit-amerikan-i-dalin-11-raste-me-covid-19-terhiqet-nga-gara"

Gazeta Express

07/07/2020 9:14

Klubit amerikan i dalin 11 raste me Covid-19, tërhiqet nga gara

Gazeta Express

07/07/2020 9:14

FC Dallas është tërhequr nga turneu MLS is Back, që do të nisë këtë javë, pasi dhjetë lojtarë dhe një anëtar i stafit dolën pozitivë për virusin Covid-19.

Tre lojtarë të tjerë nga dy klube të tjera gjithashtu dolën pozitivë prej gjithsej 557 lojtarëve që janë grumbulluar për momentin në Orlando të Floridas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky turne, që është planifikuar të zhvillohet në kompleksin Walt DisneyWorld mes 8 korrikut dhe 11 gushtit, do ta shënojë rinisjen e futbollit në SHBA, pas ndërprerjes në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“Major League Soccer lajmëron se sot FC Dallas është tërhequr nga turneu MLS is Back, pasi dhjetë lojtari dhe një anëtar i stafit teknik i dolën pozitivë për Covid-19”, thuhet në deklaratën e ligës amerikane.

“Këto teste pozitive ndodhën sapo arritën klubet në këtë kompleks ose brenda pak ditësh pas ardhjes së tyre”.

“Ky vendim u mor duke e vlerësuar interesin më të mirë për shëndetin e të gjithë lojtarëve dhe stafit që po merr pjesë në këtë turne dhe është në përputhshmëri me protokollet e arritura me autoritetet lokale dhe kombëtare shëndetësore dhe ekspertët infektivë”. /Gazeta Express/