string(63) "klubi-teatror-ne-ferizaj-prezanton-shfaqjen-zhulieta-e-zhulieta"

Arte

Gazeta Express

15/04/2025 17:26

Klubi Teatror në Ferizaj prezanton shfaqjen “Zhulieta e Zhulieta”

Arte

Gazeta Express

15/04/2025 17:26

Më 18 prill, 2025 Klubi Teatror në Ferizaj do të prezantojë shfaqjen forum teatër “Zhulieta e Zhulieta”. Në një kafe-teatër, një grup të rinjsh vendosin të inskenojnë tragjedinë klasike të Shakespeare-it “Romeo dhe Zhulieta”.

Dy regjisore, dy universe krijuese, përballen mes tyre jo thjesht mbi estetikën e inskenimit, por mbi vetë kuptimin e dashurisë, identitetit dhe rebelimit. Në këtë labirint emocionesh dhe mendimesh, lind një rikonceptim – “Zhulieta e Zhulieta” – një akt i guximshëm që sfidon normat dhe provokon shoqërinë. Kjo shfaqje bëhet jo më thjesht një interpretim i ri, por një pasqyrë e thellë filozofike mbi rolet gjinore dhe të drejtën për të dashuruar ndryshe.

Kjo shfaqje vjen me interpretimin e të rinjve të Klubit Teatror në Ferizaj: Arliza Ilazi, Daorsa Neretva Sopa, Djellza Musliu, Enea Reka, Erza Musliu, Mariola Rexhepi, Orgesa Jakupaj, Orgesa Kçiku, Riad Xhafaj, të cilët janë mentoruar nga aktorët Kushtrim Qerimi dhe Dori Xhemajli.

Kjo shfaqje forum teatër ju fton jo vetëm të shikoni, por edhe të merrni pjesë aktivisht – të diskutoni, ndërhyni, jepni mendimin tuaj—sepse forum teatri është një hapësirë bashkëkrijimi dhe reflektimi kolektiv.

Shfaqja Forum Teatër “Zhulieta dhe Zhulieta” Klubi Teatror në Ferizaj

Luajnë: Arliza Ilazi, Daorsa Neretva Sopa, Djellza Musliu, Enea Reka, Erza Musliu, Mariola Rexhepi, Orgesa Jakupaj, Orgesa Kçiku, Riad Xhafaj

Mentorë: Kushtrim Qerimi dhe Dori Xhemajli

Ekspozita nga: Arena Aliu, Klementina Nuredini, Reina Bejta, Sindi Ukshini, Dea Spahiu, Flandra Hoti