Klubi shqiptar denoncon padrejtësi në baza etnike në garat e futbollit serb, e mendon tërheqjen - Gazeta Express
string(94) "klubi-shqiptar-denoncon-padrejtesi-ne-baza-etnike-ne-garat-e-futbollit-serb-e-mendon-terheqjen"

Klubi shqiptar denoncon padrejtësi në baza etnike në garat e futbollit serb, e mendon tërheqjen

Sport

Gazeta Express

01/04/2023 20:50

KF Tërnoci ka njoftuar se po shqyrton mundësinë për t’u tërhequr nga garat në futboll serb.

Klubi shqiptar është ankuar vazhdimisht për padrejtësitë që po i bëhen, sidomos në ndeshjet që po i luajnë në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tërnoci sot e nisi ndeshjen ndaj Moravës, por e ndërpreu në minutën e 65-të. Sipas klubit, deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi për shkak të gjyqtarit, i cili përjashtoi tre futbollistë nga loja dhe ndëshkoi gjithë pjesën tjetër të ekipit me kartonë të verdhë.

Sipas klubit nga Bujanoci, të gjitha këto padrejtësi ndaj tyre janë duke u bërë vetëm për shkak të përkatësisë etnike të futbollistëve, si dhe anëtarëve tjerë të klubit.

Njoftimi i plotë nga KF Tërnoci (pa ndërhyrje):

“Pas skandalit në Vlladiçin Han po e shyrtojmë braktisjen e garave

Në ndeshjen e xhiros së 19-të, të cilën sot e filluam në Vlladiçin Han kundër ekipit vendës, Morava, për fat të keq as që e përfunduam.

Shkaktar kryesor ishte referi i kësaj ndeshje i cili me vendimet skandaloze për menjëherë (min.65) përjashtoi 3 futbollistë tanë me karton të kuq kurse gati të gjithë pjesën tjetër të ekipit e ndëshkoi me kartona të verdhë, andaj u detyruam ta ndërprejmë ndeshjen.

Këto sjellje të turpshme të referit, të papara në fushat e futbollit ishin krejtësisht të qëllimshme në mënyrë që ekipi ynë mos të ketë në dispozicion futbollistët e ekipit të parë për ndeshjet tjera.

Sidomos, synimet e referit ishin që t’ na dëmtojë në ndeshjen e radhës të cilën në fushën tonë e kemi kundër Allakincës.

Në ndeshjen e sotme është vënë kapaku në padrejtësitë të cilët po thuaj se në çdo ndeshje i kemi pasur në fushat mysafire.

Tashmë është bërë e sigurt se ekipi ynë është duke i penguar njerëzve të Federatës dhe shkaku kryesor është përkatësia etnike e futbollistëve por edhe e gjithë mekanizmave tjerë të skuadrës.

Në ambient të këtillë është e pamundur të garohet, sidomos kur kihet parasysh se të tjerët ju shohin me sy armiqësor.

Është e pakuptimtë qe djemtë tanë të derdhin djersë dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre në një Ligë, zyrtarët e së cilës, në vend të kultivimit të Fer Plejit sportiv dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, po mbjellin ndasi dhe urrjetje.

Kryesia e Klubit pas konsultave që do t’i zhvillojë ditëve në vazhdim, do të paraqitet me vendim zyrtar rreth hapave të mëtutjeshme”. /Gazeta Express/