Klubi del me raport për gjendjen e sulmuesit të Kosovës, i cili i humbi ndjenjat në fushë - Gazeta Express
string(88) "klubi-del-me-raport-per-gjendjen-e-sulmuesit-te-kosoves-i-cili-i-humbi-ndjenjat-ne-fushe"

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 9:15

Klubi del me raport për gjendjen e sulmuesit të Kosovës, i cili i humbi ndjenjat në fushë

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 9:15

Astrit Selmani e ka pësuar një tronditje në kokë nga një përplasje që e kishte lënë shkurtimisht pa ndjenja në fushë të dielën dhe si pasojë do t’i duhen disa ditë pushim para se të rikthehet në stërvitje, njofton klubi i sulmuesit kosovar Hammarbay.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Selmani u dërguar urgjentisht në spital, pasi i kishte humbur ndjenjat për disa çaste në fitoren ekipit të tij Hammarby kundër Ostersunds të dielën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai ishte titullar për Hammarby në takimin e ligës elitare të Suedisë kur ra në tokë pa ndjenja pasi u përplas në ajër me kundërshtarin.

Incidenti ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes dhe pasi mori tretman në fushë dhe iu kthye vetëdija, 24-vjeçari u dërgua në spital.

Selmani – i cili debutoi për Kosovën në humbjen kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator –iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në spital.

Tani, pasi kaloi pak kohë në spital, klubi suedez njoftoi se ai e ka qepur vetullën e carë nga përplasja dhe do të pushojë disa ditë shkaku i tronditjes në kokë.

“Astriti i ka kryer ekzaminimet në spital, të cilat janë normale në raste të tilla. Ai e ka pësuar një tronditje si pasojë e përplasjes me kundërshtarin në fushë. Atij i është qepur vetulla dhe nuk ka ndonjë lëndim tjetër. Disa ditë pushim dhe Astriti mund t’iu kthehet stërvitjeve”, thuhet në njoftimin e Hammarby në Tëitter.

Hammarby po humbiste 2:3 kur Astriti u bart jashtë fushës, por ia doli të fitojë 4:3 në fund për t’u ngjitur në vendin e katërt në tabelën Allsvenskan me 40 pikë, shtatë më pak se lideri Djurgarden.

Selmani i ka bërë 23 paraqitje në ligë për Hammarby deri tani këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asiste./Gazeta Express/