Klubi anglez s'heq dorë nga Aro Muric, vazhdojnë bisedimet me Man Cityn - Gazeta Express
string(69) "klubi-anglez-sheq-dore-nga-aro-muric-vazhdojne-bisedimet-me-man-cityn"

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 8:48

Klubi anglez s’heq dorë nga Aro Muric, vazhdojnë bisedimet me Man Cityn

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 8:48

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, mund të vazhdojë karrierën në futbollin anglez.

Burnley raportohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin, kartoni i të cilit është ende nën pronësi të Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “The Athletic”, Burnley po punon rreth këtij transferimi, por ende nuk ka marrëveshje të arritur.

Megjithatë, klubi nga Championship thuhet se ende është në bisedime me Man Cityn.

Gardiani i “Dardanëve” në sezonin e fundit ishte i huazuar te klubi turk, Adana Demirspor.

Ndryshe, Aro Muric me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/