Klubet më të vlefshme në botë, Reali lë prapa Unitedin e Barçën


Gazeta Express
16 Maj 2019 16:35

Real Madridi është klubi më i vlefshëm në botë edhe për vitin 2019.

Sipas “El Chiringuito TV”, Real Madridi edhe njëherë është klubi më i vlefshëm në botë, duke lënë prapa Manchester Unitedin e Barcelonën.

Velar e Realit në vitin 2019 ka shkuar në 1.646 miliardë. “Los Blancos” ndiqen nga Manchester United me 1.472 miliardë e Barça në top 3 me vlerë 1.393 miliardë.

Top pesëshja plotësohet me Bayern Munich e Manchester City.

Derisa Juventusi i Cristiano Ronaldos nuk gjendet as në top 10-të.

Liverpooli i Jurgen Klopp, finalisti i Champions League për sezonin 2018/19, është klubi i gjashtë më i vlefshëm në Botë – teksa finalisti tjetër, Tottenham, i 10-ti.

Në top 10-të janë 6 klube angleze, edhe Chelsea dhe Arsenali. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart