Klubet franceze pas mesfushorit të Interit - Gazeta Express
string(42) "klubet-franceze-pas-mesfushorit-te-interit"

Gazeta Express

21/09/2020 14:06

Klubet franceze pas mesfushorit të Interit

Gazeta Express

21/09/2020 14:06

E ardhmja e Marcelo Brozovicit duket se do të jetë në Ligue 1, ku skuadra e Monacos ka shfaqur interes për mesfushorin, i cili ka përfunduar në listën e largimeve të zikaltrve.

Drejtuesit e klubit nga Principata kanë nisur bisedimet me italianët për ta mbyllur sa më parë kalimin e 27-vjeçarit në “Stade Louis II”.

Lexo Edhe:

Lojtari ka një klauzolë largimi që kap shifrën 60 milionë euro, por zikaltrit mund ta lënë të lirë futbollistin për 35-38 milionë euro.

Kjo shumë është më se e pëlqyeshme nga francezët, të cilët për kartonin e kroatit i kanë paraqitur Interit ofertën e duhur.