Klubet e mëdha evropiane e duan Lacazetten - Gazeta Express
string(42) "klubet-e-medha-evropiane-e-duan-lacazetten"

Gazeta Express

07/07/2020 18:25

Klubet e mëdha evropiane e duan Lacazetten

Gazeta Express

07/07/2020 18:25

Sulmuesi francez mund të largohet nga Arsenali gjatë verës dhe atë e pëlqejnë në Itali dhe në Spanjë

Alexandre Lacazette mund të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për të nuk mungon.

Sulmuesi francez pëlqehet në Itali dhe në Spanjë.

Atë e duan klubet e Serie A, Juventus e Inter, kurse në La Liga e pëlqen Atletico Madridi.

29 vjeçari ka nisur ta humbasë vendin e titullarit pasi më shpesh po luan qendërsulmuesi anglez, Eddie Nketiah.

Prandaj, ai po e konsideron largimin nga “Emirates Stadium”.

E përditshmja franceze “L’Equipe” beson se pas pak javësh, Lacazette mund të vendosë përfundimisht për të ardhmen. /Gazeta Express/