Klube nga Turqia insistojnë për talentin e Ballkanit - Gazeta Express
string(52) "klube-nga-turqia-insistojne-per-talentin-e-ballkanit"

Klube nga Turqia insistojnë për talentin e Ballkanit

Gazeta Express

31/05/2020 17:35

Jetmir Topalli është duke u kërkuar nga disa klube në Turqi.

Sipas medias turke “Sabah”, Antaliaspori po bëjnë përpjekjet më të mëdha për të siguruar shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar, derisa për të interesohen edhe Gëztepe, Gaziantep, Koniaspor dhe Gençlerbirligi.

Lexo Edhe:

Sic shkruan ‘Sabah”, ‘disa trajnerë të futbollit në Kosovë e konsideroj Topallin me cilësi më të mira teknike se sulmuesi i Fenerbahçes dhe Kosovës Vedat Muriqi’.

Këtë sezon, ai ka realizuar 5 gola në 21 ndeshje për Ballkanin në IPKO Superligën e Kosovës, ndërsa sipas “transfermarkt” vlera e tij shkon 175 mijë euro. /Gazeta Express/