KLP cakton prokuror në Tiranë bashkëshortin e deputetes së PS-së


Gazeta Express
15 Prill 2019 13:04

Këshilli i Lartë i prokurorisë ka vendosur këtë të hënë me 5 vota pro që të caktojë në detyrë prokurorin Bledar Valikaj si pjesë e trupës së Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë.

Kujtojmë se Valikaj është basghkëshorti i deputetes së PS-së Ermonela Felaj. Emri i Valikaj ka ngjallur mjaft reagime sidomos në kampin e opozitës, e cila ka akuzuar maxhorancën prej kohësh se fshihet pas perdes dhe tërheq “fijet” e institucioneve të reja të drejtësisë përmes personave të zgjedhur prej saj./Express

Te fundit


Kthehu lart