Kloppi i zbulon planet e Liverpoolit për afatin kalimtar


Gazeta Express
12 Korrik 2019 9:03

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Liverpooli nuk do të jetë shumë aktiv gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke thënë se lojtarët si Rhian Brewster dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë si transferime të reja.

Kampioni evropian, Liverpooli, e filloi turneun parasezonal në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur me rezultat 6:0 Tranmeren në Prenton Park. Rhian Brewster shënoi dy herë, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli deri më tani e ka transferuar vetëm të riun Sepp Van Den Berg, dhe Kloppi i ka dhënë fund spekulime për transferime të shumta gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kur u pyet se a do të jetë Liverpooli aktiv në këtë afat kalimtar, Kloppi tha: “Ne i kemi blerë ata tashmë. Oxlade-Chamberlain, Rhian Brewster, ata nuk luajtën vitin e kaluar. Të gjithë djemtë e rinj sot janë të gjithë lojtarë të rinj për ne”.

“Afati kalimtar është i hapur dhe unë nuk e di saktësisht kur mbyllet. 8 gusht! Ky vend i mrekullueshëm, e gjithë Evropa e pati idenë për ta mbyllur afatin kalimtar më herët dhe i vetmi vend që e bëri këtë gjë më në fund është Anglia. Kështu që afati kalimtar te ne mbyllet tetë javë para se të mbyllet në vendet e tjera”.

“Do të shohim çfarë do të bëjmë, por nuk mendoj se do të jetë afati kalimtar më i madh i të gjitha kohëve”.

“E dua atë djalosh [Brewster], ai është një lojtar fantastik. Ne e dinim edhe më parë se Rhian është lojtar i mirë. Pse do ta mohoja këtë gjë? Unë thjesht nuk dua të flas pas një ndeshjeje pasi një djalosh i shënon dy gola”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart