Kloppi godet përkthyesin gjerman në konferencën para ndeshjes me Salzburgun - Gazeta Express
string(75) "kloppi-godet-perkthyesin-gjerman-ne-konferencen-para-ndeshjes-me-salzburgun"

Kloppi godet përkthyesin gjerman në konferencën para ndeshjes me Salzburgun

Gazeta Express

10/12/2019 8:15

Jurgen Klopp e dëshmoi se është në humor garues në konferencën për shtyp të së hënës para përballjes të rëndësishme të Liverpoolit me Salzburgun në Ligën e Kampionëve, duke e kritikuar përkthyesin gjerman.

Liverpoolit i duhet një pikë nga udhëtimi i së martës në Salzburg për ta garantuar një vend në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve – garë kjo të cilën djemtë e Jurgen Kloppit e fituan vitin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kloppi nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si bashkëkombësi i tij e përktheu përgjigjen e Jorgan Hendersonit në gjermanisht para mediave aty, veçanërisht me pretendimin se kapiteni i Liverpoolit kishte thënë se Liverpooli do të shkonte me lehtësim në këtë ndeshje.

“Është m*t kur përkthyesi është ulur afër një trajneri që e di gjermanishten. Pyetja ishte se a do të na ndihmojë titulli i Ligës së Kampionëve nga viti i kaluar neve sepse tashmë e dimë se kemi patur sukses në situata të tilla”, tha Klopp.

“Hendersoni nuk tha se do të shkojmë të lehtësuar në ndeshje. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidën që e kemi përpara vetes. Ai po flet për gjëra normale. Ti [përkthyesit] duhet të dëgjosh me të vërtetë. Përndryshe do ta bëj vet. Nuk është shumë e vështirë”.

Pastaj Kloppi filloi të flasë sërish në gjuhën angleze, duke thënë: “Tashmë jam në një humor garues, ashtu siç ju thashë”.

Kloppi do të shpresojë se edhe skuadra e tij do ta shfaqë të njëjtin shpirt garues në Salzburg, pasi që humbja aty do t’ia rrezikonte Liverpoolit kualifikimin nga faza e grupeve, pasi që austriakët do të ngriheshin mbi ta në tabelë dhe Napolit do t’i duhej vetëm një barazim për t’i eliminuar anglezët. /Gazeta Express/