Kloppi e komenton të ardhmen e tij në Liverpool


Gazeta Express
19 Korrik 2019 15:12

Trajneri Jurgen Klopp ka insistuar se është shumë herët të negociohet për kontratë të re me Liverpoolin pasi që deri në fund të kontratës së tij kanë mbetur edhe tre vjet.

Strategu gjerman e drejtoi gjigantin e Premierligës drejt triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, mes lajmeve që sugjeronin se ai do ta nënshkruante një kontratë të re, transmeton Gazeta Express.

Por, Kloppi, skuadra e së cilit do të përballet me Borussia Dortmundin në një ndeshje parasezonale të premten, tha se nuk është i shqetësuar nga nënshkrimi i një kontratë të re ende.

“Nuk do të largohet para se të përfundojë kontrata. Kjo është skuadra ime. Kjo është arsyeja pse një kontratë është e rëndësishme”, tha ai në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër ish-klubit të tij, Dortmundit.

“Ne kemi mjaftueshëm kohë për të marrë ndonjë vendim për këtë gjë. Nuk ka nevojë të bëjmë një gjë të tillë tani. Tre vjet është me të vërtetë pak herët për të qenë të shqetësuar. Është vetëm një kontratë”.

“Pronarëve u pëlqen puna ime. Mua më pëlqen puna e pronarëve. E dua shumë skuadrën time, ata janë të shkëlqyeshëm. Qendra e stërvitjeve është e mrekullueshme. Mezi po pres të shkoj në qendrën e re dhe gjëra të tilla. Ka gjithmonë ndonjë hap që duhet ta bësh përpara”.

“Ne duam t’i mbajmë të gjitha traditat dhe të kaluarën dhe të gjitha këto gjëra njëjtë. Por, duhet të bëjmë disa hapa përpara. Është e rëndësishme që kjo të jetë qasja jonë”.

“Nuk mund ta bësh këtë gjë vetëm një herë në tre apo katër vjet, duke u siguruar që unë të qëndroj deri në një vit të caktuar. Kjo vetëm të siguron se unë do të qëndroj në klub deri në atë vit”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart