Klopp thotë se Liverpooli ka mësuar nga humbja në finale të Champions League vitin e kaluar


Gazeta Express
31 Maj 2019 19:59

Klopp pret një Liverpool tjetër në finale të Champions League.

Jurgen Klopp, në konferencën për media para finales së Champions League me Tottenhamin, ka thënë se të shtunën pret një tjetër ndeshje për dallim me atë të një viti më parë kundër Real Madridit, ku “Redsat” humbën 3-1.

“Liverpool ka mësuar nga humbja vitin e kaluar në finale të Chamapions League dhe nesër do të jenë të tjera rrethana”, u shpreh Klopp.

“Edicionin e kaluar lojtarët performuan kundër favoritëve, por në fund befasuam veten duke arritur në finale. Edhe këtë edicion kemi qenë shumë mirë, jo kot kemi arritur 97 pikë, djelmoshat kanë qenë të qëndrueshëm dhe nesër duhet të jemi sërish”.

Favorit në finale?

“Nëse shikojmë klasifikimin në kampionat, mund të mendojmë se jemi në avantazh. Gjithsesi, përballjet direkte me Tottenhamin kanë qenë gjithmonë të bukura, të dyja janë mbyllur 2-1. Mendoj se nuk është e rëndësishme të thuhet para ndeshjes se kush është favorit, kjo duhet treguar në fushë”, ka thënë trajneri gjerman.

“Sigurisht, përballjet me skuadrat angleze nuk janë një gjë e re për ne. Por kualifikimi në finale është një gjë e jashtëzakonshme”.

“Duhet të jemi të lumtur për futbollin anglez. Jam i lumtur edhe për Maurizio Sarrin, që ka fituar Europa League. Në finalen e Championsit kemi dy skuadra që kanë potencial dhe karakter”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart