Klopp: S’jemi në gjendje të garojmë financiarisht me PSG-në dhe Manchester City


Gazeta Express
18 Korrik 2019 14:51

Jurgen Klopp ka këmbëngulur se Liverpooli i tij nuk është në pozitë për të garuar financiarisht me kampionin e Anglisë, Manchester City, dhe rivalin evropian, Paris Saint-Germainin.

Pep Guardiola i ka harxhuar më shumë se 500 milionë funte në dy vjetët e tij në City, derisa Liverpooli i ka shpenzuar 300 milionë funte në të njëjtën periudhë, transmeton Gazeta Express.

Blerja e vetme e Liverpoolit këtë vit ka qenë i riu Sepp van den Berg, dhe Klopp e ka ripërsëritur se nuk pret të bëjë ndonjë blerje të madhe këtë verë.

“Jemi të qetë sa i përket kësaj. Do të shohim se çfarë ndodh”, tha Klopp për uebsajtin e klubit.

“Siç kam thënë, ky nuk do të jetë afati më i madh i transferimeve për Liverpoolin. Ne kemi investuar shumë në ekip në dy vjetët e fundit. Nuk mund të shpenzojmë njëjtë çdo vit”, shtoi ai.

“Janë dy klube që mund ta bëjnë këtë çdo vit – edhe pse për momentin duket se munden edhe Barcelona dhe Real Madridi – Manchester City dhe PSG-ja. Ama unë jam i lumtur me ekipin që e kam”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart