Klopp për Topin e Artë: Nëse se fitoi këtë vit Lewandowski, atëherë kur? - Gazeta Express
string(69) "klopp-per-topin-e-arte-nese-se-fitoi-kete-vit-lewandowski-atehere-kur"

Klopp për Topin e Artë: Nëse se fitoi këtë vit Lewandowski, atëherë kur?

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 17:44

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pasi Lionel Messi e fitoi Topin e shtatë të Artë.

Argjentinasi e mposhti Lewandowskin në një rivalitet të fortë, duke u shpallur edhe njëherë si lojtari më i mirë në planet, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E të shumtë janë ata që mendojnë se këtë vit Topin e Artë e meritoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

I këtij mendimi është edhe Jurgen Klopp.

“A jepet çmimi nga votat e gazetarëve? Nëse mendoni se ai duhet të ishte më i lartë në renditje, duhet të bindni kolegët tuaj”, tha fillimisht Klopp për renditjen e Salah

“Mund t’ia jepni Messit për karrierën që kishte, por nëse nuk ia jepni Lewandowskit këtë vit, atëherë kur?”, përfundoi Klopp.

/Gazeta Express/