Klopp mbron Solskjaerin: S’mund të luani futboll të njëjtë në mungesë të 5-6 futbollistëve


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 23:15

Jurgen Klopp i ka ndalë në mbrojtje trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjær.

“Djajtë e Kuq” janë duke pasur një sezon tejet zhgënjyes.

Pas tetë xhirove në Premierligë, Unitedi renditet në pozitën e 12 me nëntë pikë dhe nëse humb të dielën kundër Liverpoolit, rrezikon të zbresë në zonën e rënies nga Premielriga.

“Pres kthimin e Martial, Rashford dhe James në fushë. Ata që të tre kanë shpejtësi dhe kualitete”, tha fillimisht Klopp.

“Nëse Martial s’mund të luajë, janë Rashford dhe James, për shembull, gjithashtu të shpejtë, dhe që punojnë shumë”.

“Nuk është puna ime te flas për atë (për lëndimet), por nuk është e lehtë për Olen; kanë pasur shumë lëndime. Kanë pasur lëndime vazhdimisht, një numë ri madh i tyre lojtarë vërtetë vendimtar”.

“Askush s’mund të luajë të njëjtin futboll kur 5 apo 6 lojtarë të formacionit startues janë jashtë, thjesht nuk është e mundshme. S’mund të luani futbollin e njëjtë. Kështu, për ta ka qenë shumë vështirë. Kjo do të ndryshojë, më pas fatkeqësisht, ekipet tjera ndoshta do të kenë lëndime dhe duhet t’ia dalin disi, kështu është sezoni”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart