Klopp konfirmon mungesat e mëdha për Champions League - Gazeta Express
string(53) "klopp-konfirmon-mungesat-e-medha-per-champions-league"

Klopp konfirmon mungesat e mëdha për Champions League

Gazeta Express

26/10/2020 17:28

Alcantara, Keita dhe Matip do të mungojnë kundër FC Midtjylland të martën në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, ka dhënë detaje të reja për të dëmtuarit para ndeshjes në Champions League me  FC Midtjylland të martën mbrëma, që do të zhvillohet në ‘Anfield’.

Lexo Edhe:

Ai pret të aktivizojë skuadër të njëjtë si ajo në fitoren ndaj Sheffield United në ‘Anfield’.

I pyetur për dëmtimet, Klopp tregoi se Alcantara, Keita dhe Matip vështirë se do t’ia dalin.

“Situata është e ngjashme si javën e kaluar, shohim ditë pas ditë. Duket se (Thiago, Keita dhe Matip) kanë nevojë edhe për disa ditë. Për nesër mbrëma, mesiguri nuk do të jenë gati”, u shpreh Klopp.

Liverpooli vjen në këtë ndeshje pas fitores së parë në grup ndaj Ajaxit. /Gazeta Express/