Klopp: Është e qartë që Këpuca e Artë e motivon Salahun - Gazeta Express
string(54) "klopp-eshte-e-qarte-qe-kepuca-e-arte-e-motivon-salahun"

Klopp: Është e qartë që Këpuca e Artë e motivon Salahun

Gazeta Express

09/07/2020 9:13

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se është e qartë që sulmuesi i skuadrës së tij, Mohamed Salah, është i motivuar për ta fituar Këpucën e Artë të këtij sezoni të Premierligës.

Mohamed Salah i shënoi dy gola në fitoren e Liverpoolit me rezultat 2:0 kundër Brightonit të mërkurën, duke i arritur kështu 92 pikë deri më tani këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi egjiptian e ka fituar Këpucën e Artë të Premierligës në dy sezonet e fundit, duke e ndarë të fundit me Sadio Manen dhe Pierre-Emerick Aubameyangun.

Klopp tha se ky çmim po shërben sërish si motivim për Salahun, i cili i ka shënuar 19 gola në ligë këtë sezon dhe radhitet prapa Jamie Vardyt të Leicester Cityt (22 gola) dhe Aubameyangut të Arsenalit (20) në garën për Këpucën e Artë.

“Ai ësht sulmues. Si mund të mos jetë motivim për të? Kjo është e qartë. Ai e ka fituar atë në dy vjetët e fundit, vitin e kaluar e ndau me Sadion dhe Auban. Kjo është gjithnjë e rëndësishme. Është e rëndësishme edhe për Sadion dhe këto gjëra janë normale”, ka thënë Klopp.

“Në fund të fundit, ti mund të shënosh gola vetëm kur luan mirë dhe ai e bëri këtë, që do të thotë se shumë i mirë. Gjithçka është në rregull”.

“Nëse je shumë i përqendruar në gola, jo që janë ata, por nëse je shumë i fokusuar në gola, nuk lëviz mjaftueshëm për të qenë në situatat e duhura. Por, golat që ai i shënoi ishin mjaftueshëm të mira dhe ai u desh të lëvizte shumë që të shënojë gola. Por, mund të ketë shënuar më shumë, kjo është e vërtetë”. /Gazeta Expresss/