Klopp e quan broçkull lojën me Barçën, thotë se fokusin e ka në garë për titull në Premierligë


Gazeta Express
22 Prill 2019 14:37

Jurgen Klopp është zotuar t’i injorojë siç thotë, broçkullat në lidhje me përballjen gjysmëfinale të Liverpoolit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, dhe të përqendrohet në përpjekjet e të kuqve për ta fituar Premierligën.

Liverpooli kaloi në gjysmëfinale të garës elitare evropiane për klube, ku do të ballafaqohet me gjigantin spanjoll të udhëhequr nga Lionel Messi, transmeton Gazeta Express.

Para takimit të parë gjysmëfinale, megjithatë, të kuqtë duhet të përballen me Huddersfield Town në Premierligë në një kohë vendimtare në përpjekjet e tyre për ta fituar titullin.

Prandaj, Klopp dëshiron të sigurohet që ekipi i tij të mos shpërqendrohet duke menduar për Barcelonën para kohe, në një kohë kur i duhet të fitojë patjetër ndaj ekipit tashmë të rënë nga Premierliga.

“Disa njerëz në Liverpool mund të na pyesin nëse jemi duke menduar për Barcelonën apo broçkulla të tilla”, tha Klopp.

“Ne do të jemi plotësisht të përqendruar në Huddersfieldin, por deri atëherë duhet të pushojmë, ta rimarrim veten dhe të përgatitemi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart